AKTUALITET

Hyri në Osum për kërkimet e trupit të 42-vjeçarit, i riu ngec 10 orë në ujë

Gjatë kërkimeve në Kanionet e Osumit për gjetjen e 42-vjeçarit Ilir Kurti, i dyshuar se u hodh në lumë më 19 shkurt, një 22-vjeçar nga Berati, Xhuljano Kaloti, ka mbetur i bllokuar në ujë që prej mesditës. Ai ishte futur në ndihmë të forcave RENEA. Gomonia e tij u përmbys nga rrjedha e fortë dhe i riu mbeti mes shkëmbinjve në zonën e quajtur “Ngushtica e tretë”, pranë hyrjes së një shpelle.

Përpjekjet për ta nxjerrë kanë dështuar. 22-vjeçari prej orësh ai qëndron në ujë. Janë banorët ata që po hedhin litarë nga lart, pasi ndërhyrja e zjarrfikëses është e pamundur. Temperaturat e ulëta dhe uji i akullt në kanion rrezikojnë seriozisht jetën e tij, në një terren të vështirë që, në këto prurje, paraqet rrezik maksimal për ndërhyrje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button