I vihet zjarri një makine të parkuar në Patos të Vjetër
Patos – Një automjet i parkuar ka rënë në flakë në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Mustafa Matohit”i” në Patos ose si njihet ndryshe Patosi i Vjetër ose Ofiçinë. Automjeti është në pronësi të shtetasit Shkëlqim Sfiri i cili nuk rezulton i skeduar nga policia Fier ose të ket qënë me precedent penalë. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë të cilët po e marrin në pyetje për rrethanat e ngjarjes por edhe ekspertët e policisë pasi automjeti nuk ka qënë në lëvizje që mundë të bjeri në flakë por ka qënë i parkuar.
Policia
Në lagjen “Mustafa Matohiti”, Patos, (Patos i Vjetës) në automjetin e parkuar në parking, automjeti në pronësi të shtetasit Sh. S., 56 vjeç, ka rënë zjarr.
Burime informacioni thonë se zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit te sotëm. Automjeti në pronësi të Shkëlqim Sfiri. Ky shtetas nuk ka precedent penalë, por dyshohet zjarrvënie e qëllimshne pasi mjeti ka qën i parkuar.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.