Këto foto mahnitëse të ikonës së Hollivudit, Marilyn Monroe u bënë nga fotografi John Florea gjatë viteve 1950.
Emri i Marilyn Monroe përcjell mesazhe të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Për disa është standardi absolut i sensualitetit femëror, bukurisë dhe sofistikimit. Për të tjerë është pasiguri, mjerim, tragjedi.
Florea fotografoi Marilyn Monroe për herë të parë në vitin 1951. Ajo ishte shfaqur tashmë në 2 filma të mirënjohur para ditëlindjes së saj të 24-t, “The Asphalt Jungle” dhe “All About Eve”. Më pas Florea bëri një sërë udhëtimesh me aktoren duke e pasuruar koleksionin.
Aktorja vdiq më 5 gusht 1962 pas një overdoze ilaçesh në moshën 36-vjeçare.