Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani pohon se fundi i Shtatorit është një afat real për të mbajtur Konferencën e Dytë Ndërqeveritare, që do të shënojë hapjen e kapitullit të parë të negocimit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Angazhimi ka qenë diskret, jo publik. Jam shumë optimist që kjo vjeshtë do çojë shumë gjëra përpara pasi momente të tilla janë aksidente që thjesht na bëjnë më të vëmendshëm për mënyrën si duhet të përgatitemi në negociata”, tha Hasani.
I pyetur nga gazetarët në bashkëbisedim me ta pas Komferencës së Ambasadorëve, në lidhje me marrëdhëniet me Greqinë, Hasani u shpreh se “në historinë e dy popujve, dy prej realiteteve më të vjetra në rajon, një individ nuk mund të prishë një marrëdhënie shumëshekullore.
“Jemi pikërisht në këtë fazë që vlerësojmë maksimalisht fqinjët tanë direkt që janë Greqia, Italia dhe Turqia. Nga ana tjetër gjithë angazhimi është për shqiptarët në rajon dhe ky është fokusi i punës që do të kemi në rajon”.