TECH

Ish-pronari bashkohet me Corvette-n e tij pas katër dekadash

Michael Kehoe ishte gati të blinte makinën e tij të parë në vitin 1980 dhe po përpiqej të vendoste midis një Chevy Corvette të vitit 1980 dhe një Pontiac Trans Am të vitit 1979.

Ai sapo kishte mbaruar shkollën e mesme dhe kishte paratë për automjetin e tij të parë dhe zgjodhi Corvette, përcjell Telegrafi.

Por tri vjet pasi bleu makinën, atij i duheshin para për t’u regjistruar në Shkollën e Stomatologjisë në Universitetin e Miçiganit dhe e shiti makinën për të paguar vitin e parë të shkollimit.

Shitja e makinës nuk ishte e lehtë, pasi ai e përshkroi dorëzimin e çelësave si një përvojë shkatërruese.

Pas 11 vitesh shkollimi, ai u bë Ortodont, duke hapur Kehoe Orthodontics dhe doli në pension në dhjetor 2020.

Dhe shumë vite më vonë, Kehoe mori një telefonatë nga vëllai i tij, Bob, verën e kaluar për një postim në Craigslist.

Vëllai i tij ishte i sigurt se postimi kishte të bënte me Corvette që Michael që dikur zotëronte.

Pas disa gërmimeve, u verifikua se ishte Corvette e Michael Kehoe.

“E bleva makinën në gusht të vitit 2021 për të njëjtin çmim që e shita në 1983. Kur gjeta këtë makinë, isha si një fëmijë në një dyqan ëmbëlsirash. Isha shumë i emocionuar”, ka rrëfyer Kehoe.

Kehoe tani është shumë mbrojtës ndaj Corvette-së së tij dhe ka një fletore të historisë së makinës.

Duke përfshirë veten dhe drejtuesin e GM, Corvette ka pasur 5 pronarë dhe ka bërë vetëm 94 mijë milje (rreth 150 mijë kilometra). /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button