Është publikuar klipi zyrtar i këngës “Duje” e Albinës dhe Familjes Kelmendi e cila do të përfaqesojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision 2023”.
“Duje” arriti të rrëmbente zemrat e publikut për mesazhin që përcjellë, ku kënga flet për ndarjen e anëtarëve të familjes dhe i bën jehonë bashkimit të tyre.
Edhe fabula në klipin zyrtar është ndërtuar mbi konceptin e familjes dhe ruajtjes së marrëdhënieve mes njëri-tjetrit.
Albina dhe Familja Kelmendi u shpallën fitues të edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar për të përfaqësuar shqiptarët në Eurovision Song Contest 2023 në Liverpool, Mbretërinë e Bashkuar në datat 9, 11 dhe 13 Maj.