Ja motivi i zënkës mes dy të rinjëve qe degradoi me plagosje me thikë

Fier – “Avash se na shtype me makinë. “Ky ka qënë motivi i konfliktit të çastit mes dy të rinjve mbrëmjen e sotme në lagjen “ 11 Janari” në Fier.
Burimet policore bëjnë me dije se Loni Seitaj ka qënë duke ecur tek vijat e bardha së bashku me të vëllanë , ndërkohë që Albion Majaci i shoqëruar nga një shok po kalonte me makinë. Avash se na shtype , ka thënë Seitaj, gjë që ka zemëruar 28 – vjeçarin i cili ka dalë nga automjeti i tij dhe fillimisht janë sharë , sherr që ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve prerëse.
Seitaj është goditur në dorë , ndërsa Majaci në bark. I pari që ka mbërritur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Fierit ka qënë Albion Majaci dhe më pas Loni Seitaj ndërkohë që ka patur edhe një prezencë të shtuar të forcave policore.
Të dy ndodhen nën kujdesin e mjekëve ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e dinamikës së kësaj ngjarjeje.









