Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËJoseph: Lavrov i dha “puthjen e vdekjes” Ballkanit të Hapur

Joseph: Lavrov i dha “puthjen e vdekjes” Ballkanit të Hapur

Pedagogu amerikan Edward P. Joseph u pozicionua kundër Ballkanit të Hapur dhe argumenti i tij lidhet me atë që ka thënë Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus ka mbështetur nismën dhe për Joseph etja nga një figurë e urryer si Lavrov, na shtyn të kuptojmë se Ballkani i Hapur është një iniciativë shumë e keqe.

“Ajo që dua të them është se kur një figurë e urryer si Sergei Lavrov – i cili është momentalisht nën sanksione të rënda dhe vazhdon pavarësisht kësaj të avancojë luftën e Rusisë në Ukrainë – kur një figurë e tillë thotë që Ballkani i Hapur është diçka e mirë – kjo na lë të kuptojmë pikërisht të kundërtën, që në të vërtetë kjo iniciativë është diçka shumë e keqe” – u shpreh Joseph.

“Kjo është ajo që duam të themi kur përdorim shprehjen ‘puthja e vdekjes’. Kur Moska ofron miratimin e saj për një iniciativë ballkanike, kjo ka efektin e një “puthjeje vdekjeprurëse” – shtoi ai.

Sipas pedagogut mbështetja e vazhdueshme e Rusisë për Ballkanin e Hapur është arsye për të dyshuar rreth asaj që kjo iniciativë përfaqëson. Sa i takon përfitimeve, Joseph tha se Serbia duke qenë ekonomi më e madhe do të ketë përfitimet më të mëdha nga një regjim i tregtisë së hapur. /Euronews Albania

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME