POLITIKË

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

Niko Peleshi mund të mos ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit nga socialistët nëse Edi Rama do ta kishte zbuluar më parë talentin e pronarit të rrjetit të klinikave private, Vasil Llajo, i cili drejtoi seancën e parë të konstituimit të Parlamentit në legjislaturën e re.

Sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Edi Rama, nuk e e fshehu kënaqësinë me mënyrën se si Vasil Llajo drejtoi seancën e parë të Kuvendit si deputeti më i vjetër.

Aq i impresionuar ishte Rama sa u shpreh në mbledhje grupi se po ta kishte zbuluar më parë aftësinë e Llajos, mund ta kishte nominuar për kryetar Kuvendi.

“Ka fat ky korçari”, tha kryeministri duke iu referuar Niko Peleshit të cilin e kishte propozuar tashmë në Asamblenë e PS-së përpara seancës së konstituimit të Kuvendit. Por përtej personazheve si Llajo, Edi Rama i frigohet jo pak papjekurisë së deputetëve të rinj.

Jo më kot iu kufizoi daljet në media, iu kërkoi të kenë kujdes me ftesat që iu vijnë e me cfarë flasin. E përvec kësaj caktoi një deputete si zëdhënëse të Grupit Parlamentar, Erjona Ismaili.

Për këtë të fundit kanë nisur zërat e parë në Vlorë ta përflasin si kandidaten e mundshme për zgjedhjet e pjesshme në bashki pas dorëheqjes së Ermal Dredhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button