LIFE STYLE

Kampion bote/ Kungulli mbi një ton i kultivuesit të Kalifornisë

Kungulli prej 1,064 kilogramësh i një kultivuesi nga Kalifornia, u quajt kungulli më i mirë në Kampionatin Botëror të Peshimit të Kungujve Safeway 2025 në Half Moon Bay, Kaliforni.

Burri nga Santa Rosa, Brandon Dawson, kungulli i të cilit ishte i dyti në peshimin e vitit 2024, zuri vendin e parë në eventin e këtij viti, transmeton Telegrafi.

Travis Gienger, i cili fitoi konkursin e vitit të kaluar me një kungull prej 1,120 kilogramësh, tha se kungullin që u përpoq të kultivonte për peshimin e këtij viti përfundoi duke u çarë më herët gjatë sezonit, kështu që ai mori pjesë në eventin e vitit 2025 për të brohoritur miqtë e tij si spektator.

Dawson u vlerësua me një çmim prej 21,114 dollarësh — 9 dollarë për çdo kilogramë kungull. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button