
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sërish komentuesve në rrjetet sociale.
Ndër të tjera, Rama ka folur edhe për Prokurorinë e Posoçme, për të cilën tha se “SPAK-u ka të metat e saj, sepse nuk ka rënë nga qielli”.
“SPAK është institucion i ri dhe ka shumë probleme. Por reformën në drejtësi e kam bërë unë dhe Partia Socialiste”, vijoi më tej Rama.
Kryeministri u ndal edhe te vota e diasporës dhe rëndësia që ka ajo për Shqipërinë 2030 dhe integrimin në BE.
“Brenda mandatit të 4 të ngremë flamurin kuqezi në majën e shumëndërruar dhe shumëdëshiruar të BE-së. Këtu jemi për pyetje përgjigje por na kanë ardhur dy letra për të hapur dy grupkapituj të tjerë. Është shpejtësi e jashtëzakonshme e ecurisë së negociatave se Shqipëria po i përmbush me hapa të shpejtë, ndërkohë që këtu zien kazani me bufin e kënetës duke u fryrë zjarreve të mundshme të së shkuarës që do të shuhen të gjitha dhe 11 maji do të jetë fundi i historisë së një kënete me një buf që ka marrë peng opozitën shqiptare dhe i rri si një hije e një mallkimi që prej 1912 mbi kokë”,-u shpreh Rama.