Arens Çela do të jetë drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës për një mandat 3-vjeçar. Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ka emëruar sot Çelën në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë. Ai ishte më parë prokuror në ish-Gjykatën e Krimeve të Rënda
Posti i kreut të Prokurorisë së Tiranës u bë vakant pas shkarkimit të Elisabeta Imerajt nga KPA. Kujtojmë se Arens Çela është drejtuesi i përkohshëm deri në zgjedhjen e drejtuesit të emëruar. Elisabeta Imeraj fillimisht u komandua në drejtimin e prokurorisë së kryeqytetit nga ish-kryeprokurorja Arta Marku. Më pas ajo u emërua nga KLP, pasi u konfirmua në detyrë nga komisioni i pavarur i kualifikimit.