Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se denoncimin për sterilizimin në SPAK nuk e ka bërë opozita, por Nisma Thurje në kohën kur kjo e fundit ishte ende shoqatë.
“Nuk kemi të bëjmë me një denoncim të opozitës. Të dyja dosjet e mëdha të korrupsionit ku është përfshirë qeveria Rama janë dosje të denoncuara nga Nisma Thurje kur ajo ka qenë shoqatë. Në drejtësi flitet me shkresa. Denoncimi zyrtar, kallëzim penal në SPAK si për çështjen e inceneratorëve ashtu edhe për sterilizimin është depozituar dhe SPAK ka filluar procedimin penal vetëm mbi kallëzimin e nismës Thurje”,-tha juristi Spahiu në ”Euronews Albania”.