OP/ AN

Kreu i UGSh Aleksandër Çipa i ashpër me Qeverinë Rama4.

Nga Aleksandër Çipa – Goditja që i jep qeverisë së kryeministrit Rama, shembja në disa pika dhe bllokimi i aksit kryesor dhe të vetëm rrugor që lidh kryeqendrën e vendit me juglindjen, është ende e pallogaritur. Por është më e madhe si ndikim dhe goditje se shumë mitingje apo protesta tymuese opozitare.

Ky bllokim është goditje shumëplanëshe.

Ekspozon veprat e pacilësishme rrugore që kanë kushtuar qindra milionë euro të buxhetit shtetëror.

Zbulon papërgjegjësinë inxhinierike, menaxhuese dhe sidomos zbatuese në akset e rrugëve kombëtare, sikundër edhe diletantizmin e kompanive ndërtuese, konstruktorëve, projektuesve dhe zbatuesve që janë mirëpaguar nga shteti.

Ky është një akt i rëndë sabotimi, akt i pastër kundër sigurisë kombëtare, papërgjegjshmëri që godet normalitetin dhe lirinë e lëvizjes dhe qarkullimit në vend.

Për Qeverinë aktuale Rama, kjo që po ndodh me rrugën Pogradec-Librazhd është ndoshta me më shumë tronditje se rasti i dikurshëm i “armëve kimike”.!

Ky bllokim është nga ato rastet kur goditja dhe mundësia shembëse mbi qeverinë, përcaktohet edhe nga minuti i vonesës për reagim dhe sidomos për veprim ndërhyrës….

Shënim: Marr nga statusi i tij në faqen e rrjetit social facebook. Titulli i redaksisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button