Sunday, September 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKryetarja e Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi "gatitu" në SPAK

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi “gatitu” në SPAK

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi shkon në SPAK. Siç shihet nga pamjet e siguruar Bufi është duke hyrë në Prokurorinë e Posaçme.

Ajo është paraqitur para pak minutash në Prokurorinëe Posaçme, ndërsa sipas informacioneve fletëthirrjen e ka në orën 11:00.

Ende nuk dihen arsyet konkrete për të cilat kryebashkiakja e Roskovecit është thirrur në SPAK. Majlinda Bufi është kallëzuar nga PD për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Nuk dihet arsyeja, por Bufi është kallëzuar në SPAK nga opozita për dy vepra penale nga ana e Bufit, “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Sipas kallëzimit, kryebashkiakja ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore shkelje të rënda kundër punonjësve të administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht, shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe

Po ashtu rreth një vit më parë, dega e PD në Roskovec ka depozituar një kallëzim penal në SPAK, duke e akuzuar Bufin për abuzime me tenderat.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME