Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREKTHEHUNI DREJT MIRËNJOHJES DHE JO DREJT "ZARFIT"*

KTHEHUNI DREJT MIRËNJOHJES DHE JO DREJT “ZARFIT”*

Nga Majlinda Nana Rama – Për miqtë dhe jo vetëm,
Në këtë botën tonë të ndotur gjer në rrëzë, mirënjohja dhe falënderimi kanë humbur rrugën, sepse njerëzit vrapojnë vazhdimisht pas gjërave materiale.

Kjo është një nga arsyet që Çmimet “Harpa”, për 11 vite, vijojnë të mbeten të preferuara, të vlerësuara dhe që, për Njeriun me Vlera, kanë kuptim.

Sqaroj se, ne japim çmime honorifike, të cilat nuk kanë nga pas asnjë zarf me para, sepse ne nuk i kemi kërkuar lëmoshë asnjë institucioni, që të na japë ca lekë për këta njerëz. Ne kemi kërkuar të ecim me dinjitet dhe kështu i kemi shtuar radhët e miqve tanë, duke e rritur rrethin e të mirëseardhurve. Të gjithë të përzgjedhurit e dinë mirë që çmimet tona janë honorifike, por pranojnë me kënaqësi t’i tërheqin këto vlerësime, pranojnë sidomos për të festuar me ne, në vigjilje te festave të fundvitit. Ka dhe ndonjë që mund të ketë pritshmëri të sojit “zarf”, dhe më vjen keq nëse zhgënjehen. Ata janë të lutur të qëndrojnë distantë! Ne, aktivitetin tonë e kemi të lidhur me vlerat shpirtërore, morale dhe njerëzore.

Ne duam të japim një mesazh universal, mesazhin e dashurisë dhe respektit për njëri – tjetrin. Duam të tregojmë se ky vend ka disa personalitete, për të cilët shoqëria moderne nuk kujtohet, ne duam të tregojmë se komercialiteti është konsum, ndërsa respekti, falënderimi dhe mirënjohja mbeten deri në përjetësi. Prandaj, lutem të qetësohen ata që mendojnë se ky aktivitet bëhet me luks, sepse është fare simbolik, dhe po ashtu, lutem t’u zbutet shpirti i trazuar ndonjërës/it, që ka pritur zarf pas atij trofeu mirënjohjeje, se jeta nuk është vetëm para/lekë, ka dhe kënaqësi të tjera, të tipit dinjitet dhe vlerë. Mosmirënjohja dhe mirënjohja nuk mund të jenë kurrë mike, prandaj nuk mund të ecin në të njëjtën rrugë.
Mbarë!
Do t’ju mbetemi mirënjohës!

* Turulli është i botuesit

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME