OP/ AN

Kukumjaçkat e qeverisë që hanë kumbulla e dardha pas shpine

Nga Telnis Kuqi – Kur një ministre e qeverisë, në vend që të japë llogari për dështimet e saj, zgjedh të merret me zoologjinë, është e qartë se kemi arritur në fundin e debatit politik dhe në majën e fyerjeve personale.

Mirela Kumbaro e paska zbuluar që në Shqipëri ka bufa. Po a e ka dëgjuar ndonjëherë kukumjaçkën që ulëret nga kulla e pushtetit, natë e ditë, për të mbuluar korrupsionin dhe dështimet?

Sepse në kënetën e qeverisë nuk ka vetëm bufa – ka edhe krokodilë që hanë kumbullat dhe dardhat, ka gjarpërinj që i thurin intriga njëri-tjetrit, dhe ka hienat që ndajnë plaçkën kulturore me oligarkët.

Dhe nëse opozita është “buf kënete”, atëherë qeveria është një cirk i vjetër, ku kukumjaçkat e pushtetit ulërijnë fort për të mos dëgjuar britmat e qytetarëve, hajnë kumbulla dhe dardha, grabisin miliona euro nga inceneratori që po largohen çdo ditë nga Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also
Close
Back to top button