Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAKurti: Kosova shumë afër njohjes nga Greqia

Kurti: Kosova shumë afër njohjes nga Greqia

Nga pesë shtetet e BE-së, Greqia është më afër njohjes së Kosovës si shtet. Kështu ka thënë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një interviste për televizionin polak TVPworld.

Janë 5 shtete nga BE që nuk e njohin Kosovën. Këto përfshijnë Spanjën, Sllovakinë, Qipron, Rumaninë dhe Greqinë.

Kurti në këtë intervistë është shprehur optimist se vendi i tij përfundimisht do të arrijë të bindë mosnjohësit.

Ai theksoi se Kosova në vitet e fundit ka bërë përparime diplomatike sa i përket komunikimit dhe bashkëpunimit me shtetet që nuk e njohin, në veçanti me Greqinë, e cila është afër njohjes së Kosovës.

“Dëshira e Kosovës për të hyrë në BE nuk ushqehet vetëm nga interesat vetjake, por se vendi do të donte të kontribuonte në BE, që është projekti më i rëndësishëm politik për paqen që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë Kurti.

Ai tha gjithashtu se Kosova, duke pasur parasysh kostot e saj të ulëta të funksionimit për sa i përket marrjes me qira të lokaleve dhe fuqisë punëtore, mund të jetë një destinacion ideal për investitorët e huaj.

Kurti trajtoi gjithashtu temën e njohjes dixhitale dhe përhapjen e dezinformatave në të gjithë Evropën.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME