AKTUALITET

Ky është 24 vjeçari fierak që humbi jetën në aksidentin e djeshëm në Nevoselë

Personi në foto është Albi Hoxha 24-vjecari që humbi jetën në një aksident tragjik rrugor nẽ orẽt e para të mëngjesit në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 në mbikalimin e Novoselës, në aksin dreit fshatit Akërni, ku i riu po drejtonte automjetin e tij me targa AB O09 GN

Sipas të dhënave paraprake, mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rruqës. Forca e madhe e përplasjes bëri që trupi i 24-vjeçarit të gjendej rreth 30 metra larg vendit të goditjes, duke treguar për një impakt tepër të fortë. Nqa analizimi i vendngjarjes dyshohet se automjeti mund të ketë qenë duke lëvizur me shpejtësi shumë të lartë.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shpejtësia e mjetit mund të ketë arritur mbi 200 km/h, çka e ka bërë aksidentin fatal.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie që i mori jetën të riut nga Fieri,
Ngushëllime për familjen Hoxha!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button