KULTURË

Lahuta shqiptare, zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në UNESCO

Një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor, arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës, është përfshirë zyrtarisht në pasurinë botërore të trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s në listën për nevojë urgente mbrojtje.

Lajmin e ka bërë me dije Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale ku thekson se ky sukses është rezultat i një procesi të gjatë, kërkimor të udhëhequr nga grupi i studiuesve: Vaso Tole, Shaban Sinani, Rigers Halili, Armanda Hysa dhe Susane Ogge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button