MAGAZINË

Ledri Vula dhe Bebe Rexha në bashkëpunim?

Dy prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare, Ledri Vula dhe Bebe Rexha janë takuar së fundmi në Amerikë. Ata ndezën spekulime për bashkëpunim të mundshëm mes tyre.

Lajmi u bë publik përmes një fotografie të shpërndarë nga menaxheri i Ledrit. Fotografia ka ngjallur interes të madh në rrjetet sociale, me fansat që tashmë po shpresojnë për një projekt të përbashkët mes reperit të njohur nga Prishtina dhe këngëtares me famë botërore.

A është ky takim thjesht miqësor apo parapërgatitje për një surprizë muzikore? Kjo mbetet për t’u pare, pasi si Ledri, ashtu edhe Bebe, janë figura të padiskutueshme në muzikën shqiptare dhe pozitat e tyre në skenë mbeten të pakonkurrueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button