Gazetari Lorenc Vangjeli i ftuar në “Çim Peka Live” ka deklaruar se mazhoranca duhet të bëjë kompromis me opozitën, pasi po vijon të ngushtojë hapësirën e saj në parlament
Gjithashtu, Vangjeli pranoi se në proceset zgjedhore ka pasur manipulime në zgjedhjen e votës së qytetarëve.
“I fortë është ai që bën kompromis dhe në këtë rast e ka për detyrim dhe përcaktim ta bëjë mazhoranca , e cila në të kundërt të saj gjithmonë e më tepër po ngushton dhe zvogëlon hapësirat e përfaqësimit të opozitës në parlament. Një pjesë e komisioneve hetimore do të duhej të ishin hapur, do të duhet të krijohej një valo shkarkimi i tensionit dhe kjo jo si një lëmoshë që i jepet por si një e drejtë që i njihet.
Të gjitha zgjedhjet në Shqipëri kanë qënë të deformuara dhe vullneti i shqiptarëve është frakturuar por asnjëra prej tyre, të gjitha këto devijime nuk e ka ndryshuar ngjyrën e fituesit