OPINION/ ANALIZË

Mandarinat, pesticidet dhe injoranca e institucioneve tona

Sa herë që ndodhin afera të mbetjes së pestcideve dhe këto identifikohen nga shtetet evropiane . Krjohet një zhurmë mediale ,hidhet një mjegull informacionesh para qytetarëve tanë .Bëhet lajm tre ditë ,pyeten njerëz injorant që japin këshilla për sigurinë ushqimore.Thirrën në studio pseudekspert që nuk e kanë idenë as qka janë pesticidet dhe si degradohen ato.

Shkruan: Prof.Dr.Sc. Mufail Salihaj

Nuk munda të heshtë para këtij lajmi për Manadarinat e Shqipërisë ,sepse gjatë gjithë karrieres time gati 40 vjeqare në këtë fushë, jam munduar të jap kontributin tim edhe me këshilla në teren,përpos angazhimeve të rregullta në nivelin Universitar+.

Nuk është hera e parë kur në tregun Evropian kapen ushqime që rrezikojnë sigurinë ushqimore ,qofshin ato me prejardhje nga Shqipëria  apo edhe produkte tjera që hyjnë në Kosovë dhe asnjëherë nuk arrijmë ti identifikojm ne, por ateherë kur sankcionohen eksportuesit, ne e kuptojmë që tash kemi konsumuar qindra tonelata të atij produkti. Kjo ka ndodhë me dhjetra herë gjatë këtij 25 vjeqari në Kosovë.

Si ekspert i kësaj fushe ,njeriu qe kam doktoruar në Mbetjen e Pesticideve në Fruta ,e kam vështirë ti përbij ,këshillat e pseudoekspertëve ,portaleve joprofesionale që operojnë në tregun tonë medial, kur na sygjerojnë se: mjafton ti lani frutat me sod bikarbone dhe do largohen pesticidet!

Ju them me përgjegjësi të plotë Akademike si Prof Dr. I lëndëve të Fitofarmacisë,Fitopatolgjisë, Mbrojtjes së bimëve  dhe si person që kam botuar, dhjetra punime shkencore të gjitha në fushën e përdorimit të Pesticideve dhe sigurisë ushqimore,(shiko Google Scolar,Scopus Ebsco e platforma tjera shkencore botrore këto këshilla që japin mediat tona me ‘’Ekspertat’’ e tyre nuk kanë asnjë bazë shkencore.

Pesticidet (Fungicidet,dhe Insekticidet,perjashtu herbicidet) kur përdoren në fruta, te të gjitha bimët ,përmes proceseve fiziologjike të bimës,absorbohen në cdo qelizë të gjethit dhe frutit. Kur fungicidet futen në lengun qelizor,e vetmja forcë e degradimit është procesi i Fotolizes që kryhet nën ndikimin e rrezeve të diellit kur fruti është akoma në degë (nuk eshte vjelë).Pas vjeljes ky process stopon, sikur qe stopon edhe sinteza e sheqernave,vitaminave dhe mineraleve. Andaj edhe nëse  frutin e mbajmë gjithë ditën në ujë, asnjeherë nuk do arrijmë ta nxjerrim pesticidin e akumuluar nga lëngu qelizor, sepse po u larguan pesticidet duke ndenjur në ujë ,atherë do largohen edhe nutrient tjerë që posedon fruti.

Pse ,dhe kur ndodhë që pesticidet teikalojnë vlerat MRL ?

Kur nuk respektohet afati i karencës së pesticidit,kur tejkalohet doza e përdorimit,kur përbërja e pesticidit nuk përkon me dekleracionin,kur pesticidet,vijnë nga tregu Aziatik,Kina,India, etj. Nga shtetet që nuk kanë standarde Evropiane dhe vlera referente te MRL për secilin pesticid.  

Si qëndron Kosova dhe Shqipëria në këtë drejtim ?

Të dyja janë skandal fare, deri sa Shqipëria prodhon edhe për import dhe turpi I del te shtetet eksportuese. Kosova e shkretë prodhon aq pak aq sa nuk merret kush me mbetje pesticideve, sepse fermeri jonë  spërkat sot, e vjelët nesër dhe e hudh direkt në treg, prandaj ne se dijmë kurr sa pesticide konsumojmë.Sepse institucioni që është i autorizuar ti bëjë këto analiza është i pa aftë.Harroni deklarata demagogjike  të AUV- it ku pas shpërthimit të skandalit dalin në media me deklarata boshe. Ky agjencion asnjëherë nuk ka qenë në nivelin e detyrës, të dal para qytetarëve me rezulatete konkrete laboratorike për nivelin e sigurisë ushqimore në R.Kosovës. Ky institucion ka shërbyer për ti rahatuar militantët,për të emruar kryeshefa për hesape politike pa merita .

Nuk merziten politikanët tonë edhe kur hanë bukë me aditiv me norma shumefish të tejkaluar,edhe kur konsumojnë mandarina me mbetje pesticidesh (ata kan para ,shërohen jashtë vendit) e rëndesishme për ta është ti mbushin Institucionet me militant e  servila kush qanë kokën për popullin.

Sot në tregun tonë importohen pesticide nga Kina, ripaketohen ju ndrrohet destinacioni.Gjeni vetëm një vend në botë që e importon si  fungicide nga Kina  dhe e ripaketon dhe e shet si BIOCID, kjo ndodhë vetëm në Kosovë të gjitha në mënyrë legale, sepse zingjiri i tregut të pesticideve nga licencimi, importi, paketimi, ripketimi është i korruptuar deri në palcë.

Gama e pesticideve që importohen sot në Kosovë nuk përputhet me kërkesat dhe patologjitë e bimëve që duhet të trajtohen, aty është një garë matarapazësh importuesish që diktojnë asortimanin e pesticideve.

Merrni statistikat dhe shikoni se sa Herbicid Total –Glyphosat shitet në Kosovë ,duke u importuar nga Kina dhe ripaketuar te ne. Ky herbicid cdo kund në Evropë shitet me recetë dhe leje speciale,sepse ndikimi i tij në ndotjen e mjedsit dhe ujrave siperfasore dhe nëntoksore është i tmerrshëm, nuk degradon me dekada.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button