AKTUALITET

Mashtroi të moshuarin në Greqi, dënohet me 5 vite burg shqiptarja

Një Gjykatë në Greqi ka dënuar me pesë vite burgim 31-vjeçaren shqiptare, që i mori 35 mijë euro përmes mashtrimit të moshuarit grek. Ngjarje ka ndodhur më 25 janar të muajit të kaluar.

Mesditën e 25 janarit i moshuari merr një telefonatë nga një person i panjohur (mik i shqiptares), i cili i komunikon të moshuarit, banues në ishullin e Ko, se djali i tij ishte përfshirë në një aksident rrugor dhe se nga aksidenti ka mbetur i vrarë një shqiptar.

I panjohuri i tha të moshuarit se përgjegjës për aksidentin ishte djali i tij, teksa i kërkoi shumën prej 80 mijë eurosh në mënyrë që familjarët e shqiptarit mos ta denoncojnë rastin në polic, që djali i të moshuarit mos shkojë në burg.

Ata i kërkuan paratë edhe për transportin e viktimës nga Greqia në Shqipëri. Kaq u desh që i moshuari të besojë të panjohurin dhe t’i dërgoj në fillim 35 mijë euro, pasi nuk dispononte më shumë.

Në nxitim e sipër ai nuk mori në telefon të birin, por shkoi ne vend takimin që caktuan për të dhënë paratë, duke menduar se po i bënte nder djalit të tij.

Pasi i dha paratë, i moshuari kuptoi se u mashtrua dhe denoncoi rastin në polici. Pas denoncimit 31-vjeçarja shqiptare u gjet dhe u arrestua. Gjithashtu policia gjeti dhe sekuestroi paratë që shqiptarja kishte marrë nga i moshuari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button