POLITIKË
Mblidhet Grupi Parlamentar i PS, i pranishëm Rama dhe Balluku

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur paraditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhjes i është bashkuar edhe kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i PS-së.
Mbledhja në Kryesinë e Kuvendit ka nisur në orën 10:00. Ndërkohë në mbledhjen e grupit të PS është rikthyer edhe zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila shfaqet për herë të parë publikisht që pasi Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë.








