Mbrrijnë në gjykatën Fier 6 të ndaluarit për piramidat online

Sot në mëngjes në orën 08 e 30 minuta në gjykatën e juridiksionit Fier do të mbahet seanca e dhënies së masës sigurisë për gjashtë të ndaluarit prej policisë Fier.
Gjyqtar do të jet Genci Busho dhe prokurore Jonida Allushi ndërkohë që të akuzuarit do kenë avokat mbrojtës.
Personat e arrestuar në kuadër të operacionit janë:
Arbër Çela
Emanuel Taullau
Flavio Mukaj
Marius Kodra
Brunilda Todi
Brunilda Ndini
2 persona të tjerë janë shpallir në kërkim
Pjesë nga hetimi
Nga verifikimet e kryera në terren u konstatua se nè hyrje te qytetit të Lushnjës në rrugën “Shétitorja e Palmave”, ndodhet bar-restorant “La Bonta”. Në hyrje tê këtij subjekti nê pjesen e vitrines se xhamit ishin të ngjitura dy postera, te cilët reklamonin platformën “Xuex”. Në njerên reklame eshte postuar “EG Group Investment XUEX ” Investim njê here = Perfitime te Perjetshme”.
Po ashtu edhe tek reklama tjeter shkruhej “EG Group Investment XUEX
“Projekt investimi afagjaté, Punè ekipore, Sinjale tregtare, Shumè shpèrblime”.
Në ambjentin e përshkruar sipas tê dhenave behen investime në platformen
“Xuex”, e cila dyshohet se eshtë nje skemë mashtruese piramidale.
Pas gjithë këtyre informacioneve ka lindur nevoja që të kryhen nga ana jonë veprime simuluese, ku agjentët do të jenë punonjësit e policisë me kod 27/11, 27/12 dhe 27/13.
Në këto skema piramidale on line ishin përshirë shumë persona e familje nga Divjaka, Lushnja por dhe nga Tirana e Kospoa e në disa qytete të tjera shqiptare
Pritet përfundikimi seancës se çfarë masa sigurie do të marr gjykata për këta 6 shtetas të ndaluar ndërkohë që dy të tjerë janë të shpallur në kërkim nga policia.
Në momentin e ardhjes së të ndaluarëve te porta e gjyjatës kanë qënë familjarë të tyre që kan dashur për ti takuar e përshëndetur por që nuk janë lejuar nga uniformat blu.











