Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedMbyllen kërkimet në Turqi, nuk ka më shpresa për të mbijetuar

Mbyllen kërkimet në Turqi, nuk ka më shpresa për të mbijetuar

Turqia u ka dhënë fund përpjekjeve të kërkim-shpëtimit, përlveç 2 provincave pasi janë mbushur thuajse 2 javë nga tërmeti masiv që vrau dhjetëra mijëra njerëz. Kërkimet do të vazhdojnë në Kahramanmaras dhe Hatay, thanë autoritetet. Megjithatë, shpresat për të gjetur dikë tjetër të gjallë nën rrënoja janë mjaft të pakta.

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.8 të 6 shkurtit ishte në Kahramanmaras. Më shumë se 44 mijë njerëz konfirmohet se kanë humbur jetën në Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore. Numri i të vdekurve pritet të rritet. Rreth 345 mijë apartamente në Turqi janë shkatërruar dhe shumë njerëz rezultojnë ende të zhdukur. As Turqia dhe as Siria nuk kanë thënë se sa njerëz janë ende të pagjetur.

“Në shumë nga provincat tona, përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit kanë përfunduar,” – u tha gazetarëve në Ankara shefi i agjencisë së fatkeqësive, Yunus Sezer.
Ai tha se përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdonin në rreth 40 ndërtesa në të dy provincat, por priste që ky numër të zvogëlehej shumë shpejt. Punonjësit e shpëtimit nxorrën të paktën 3 persona nga rrënojat të premten, më shumë se 11 ditë pasi ishin bllokuar kur goditi tërmeti.

Në Turqi mbërriti edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken që ka njoftuar 100 milionë dollarë ndihmë humanitare. Ky është udhëtimi i tij i parë në Turqi që kur mori detyrën më shumë se 2 vjet më parë. Ndihma e re “do të lëvizë së shpejti. Fatkeqësisht, ka të bëjë më pak me kërkim-shpëtim, por me rikuperim afatgjatë. Kjo do të jetë një përpjekje afatgjatë”, – u tha ai gazetarëve. Ai shtoi se dërgimi i ndihmës në Siri ishte “shumë, shumë sfidues”.

Ai do të udhëtojë në Hataj për të parë përpjekjet humanitare përpara se të takojë Presidentin Rexhep Tajip Erdogan të hënën. Dyshja pritet të diskutojnë çështje duke përfshirë refuzimin e Turqisë për të ratifikuar kërkesat e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME