AKTUALITETTOP-NEWS

‘Me këto pensione nuk e përballojmë dot muajin”/ Qytetarët fierak: Mbështesim protestën e opozitës në 17 prill

Fier – Pensionistët shprehen se po përballen çdo ditë me vështirësi të mëdha ekonomike, pasi të ardhurat që marrin nuk mjaftojnë për të përballuar rritjen e vazhdueshme të çmimeve.

Të kontaktuar një pjesë e madhe e tyre u shprehën se pensionet janë të ulëta dhe nuk përputhen me realitetin e tregut. Sipas tyre, premtimet për rritje të pensioneve nuk kanë sjellë përmirësim real në jetesën e përditshme, kanë qënë mashtrime të qeverisë.

“Çmimet janë rritur shumë dhe me këto pensione nuk e mbajmë dot muajin. Fatmirësisht kemi fëmijët në emigracion që na ndihmojnë disi, përndryshe do të ishte e pamundur,” u shprehën disa prej pensionistëve.

Në lidhje me protestën e opozitës të paralajmëruar për datën 17 prill, mendimet e tyre ndahen. Një pjesë e pensionistëve shprehen se protestat duhet të jenë më të forta dhe më të vendosura, duke kërkuar reagim më të ashpër nga opozita.

Ndërkohë, një pjesë tjetër shprehen skeptikë ndaj klasës politike në tërësi, duke theksuar se si qeveria ashtu edhe opozita nuk po punojnë për interesat e qytetarëve, por për qëllime të tyre politike dhe për të mbajtur pushtetin.

Gjithsesi edhe pse flasin dhe janë kundër qeverisë për vendime të marra prej saj por që nuk zbatohem, edhe pse thonë se protestat e opozitës duhet të jenë më të ashpra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button