Zbardhen detaje të reja në lidhje mega-operacionin anti drogë të zhvilluar gjatë orëve të fundit në vendin tonë. Bëhet fjalë për mbi 200 të arrestuar në disa qytete, Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Elbasan dhe Korçë.
Për ekzekutimin e vendimeve të dhënë nga prokuroritë e këtyre qyteteve po marrin pjesë RENEA, FNSH dhe qindra punonjës policie.
Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë. Hetimet mësohet se kanë vijuar prej 6 muajsh. Mes të arrestuarve ka edhe vajza.
Sipas burimeve është sekuestruar mbi 3 kg kokainë. Përveç kokainës, sasia e kanabisit të kapur është edhe më e madhe pasi nuk është peshuar ende. Është konstatuar edhe një lloj droge e re e cila vinte nga jashtë me postë.
Bëhet me dije se gjatë operacionit u arrestua edhe një efektiv policie me emrin Saimir Hysa. Ky efektiv policie akuzohet për “Shpërdorim detyre”.
Gjatë operacionit janë sekuesturar edhe shuma të mëdha me para.
Të arrestuarit janë përgjuar dhe mbajtur nën vëzhgim ndërsa një pjesë janë pikasur edhe me blerje të stimuluara.