Armando Broja duket se do të kalojë një verë të “nxehtë” edhe në mëkato, atje ku Milanit në orët e undit ka shtuar ndjeshëm interesimin. Mediet italiane bëjnë me dije se shefi i skautizmit të “Djallit”, Moncada ka zbarkuar në Londër me shumë mundësi për të diskutuar me Chelsea-n, klubin që ka në pronësi kartonin e sulmuesit të kombëtares shqiptare, pasi e sheh si zëvendësuesin ideal të Giroud.
Qëllimi i Milan-it është që ta afrojë sulmuesin 22-vjeçar me një çmim të favorshëm, duke e marrë në formë huazimi me të drejtë blerjeje për rreth 20 milionë euro në fund.
Ky operacion pritet të jetë i vështirë për “Djallin”, pasi së fundi në garë për shqiptarin është përfshirë edhe Everton, me klubin anglez që raportohet se është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për Brojën.
Armando Broja ndodhet momentalisht në Gjermani me kombëtaren shqiptare, për ndeshjet e “EURO2024” dhe kërkon të japë më të mirën në ndeshjet me Shqipërinë.