Në prag të finales së ”UEFA Europa Conference League”, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka folur sërish lidhur me masat që janë parashikuar për këtë përballje të rëndësishme sportive.
Në një dalje për mediat, ministri Çuçi tha:
”Të gjithë të shijojnë ndeshjen në stadium. Përfitoj nga rasti që t’u bëj thirrje të gjithëve që nuk kanë lidhje me shërbimet si kafe, restorante, për shembull, bankat, shkollat e e shumë institucione të tjera, ta bëjnë pushim. Qytetarët nga rrethet të mos vijnë në Tiranë. Në Tiranë mos hajdeni”.