7 trupa të pajetë u gjetën në një pronë në Henryetta, një qytet i vogël në Oklahoman rurale gjatë një kërkimi për dy adoleshente të zhdukura. Policia tha se besonte se vajzat që po kërkonin, Ivy Webster, 14 vjeç dhe Brittany Brewer 16-vjeçare ishin midis trupave të pajetë
Autoritetet konfirmuan se mes tyre ishte edhe kufoma e Jesse McFadden, një kriminel dhe person i dënuar më herët për krime seksuale. Policia tha se ka dyshime se vajzat po udhëtonin me të. Policia nuk ka folur ende për shkaqet e vdekjes.
Zyrtarët lokalë nuk i kanë identifikuar publikisht 4 trupat e tjerë, por një 59-vjeçare nga Westville u tha mediave se viktimat e tjera ishin vajza e saj, Holly Guess, 35 vjeç e martuar me McFadden dhe nipërit e saj, Rylee Elizabeth Allen, 17 vjeç, Michael James Mayo 15 vjeç dhe Tiffany Dore Guess 13 vjeç.
Ajo tha se ishte zyra e sherifit që e kishte njoftuar. Sipas 59-vjeçares, familja e saj nuk kishte ditur për dosjen kriminale të McFadden deri disa muaj më parë. “Ai gënjeu vajzën time dhe e bindi se kishte të bënte me një gabim”, – tha ajo për median.
Autoritetet lëshuan një apel për McFadden të hënën pasi ende nuk dihej për zhdukjen e Ivy Webster dhe Brittany Brewer. Ato kishin qenë miq me Holly Guess dhe kishin kaluar fundjavën me familjen e saj.
Autoritetet ekzekutuan një urdhër kontrolli në shtëpinë e McFadden pasi ai shkoi në gjykatë të hënën në mëngjes. Ai do të dilte në gjyq për akuzat e vitit 2017 për ndjekje të një të mituri dhe posedim të pornografisë së fëmijëve. Me hyrjen në banesë ata gjetën edhe kufomat e tjera.