Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMOS E "VRISNI" DËSHMITARIN

MOS E “VRISNI” DËSHMITARIN

Nga Bledian Koka – Mos e “vrisni” DESHMITARIN!
Une nuk e kam simpatizuar ndonjehere Arben Ahmetajn dhe si te gjithe ju besoj qe ai nuk eshte jashte korrupsionit qeveritar te 11 vite te Edi Rames!

Ahmetaj po hetohet per kete, por ne vend te nje akuze konkrete ai njihet deri tani zyrtarisht se ka blere me para “te dyshimta” nje supervile ne rezidencen “Vala Mar” ne Hamalle dhe per disa projekte per arredim shtepish ne tentative!

Hetimi i tij u nis si njeri i perfshire direkt ne aferen e inceneratoreve dhe duke qene se aty qartazi nuk doli gje pervec se ca “historive roze” ne hotele te shtrenjta me paret e Klod Zotos, perfundoi tek “çeshtja Buka” qe askush nuk e kupton se cfare ka ndodhur! Intervista e tij e dyte ne SYRI TV per kolegun Cim Peka po gjykohet dhe paragjykohet per formen dhe aspak per permbajtjen!

Arben Ahmetajt i kerkohet te jete i penduari “par execellence” qe kurre me pare historia politike e Shqiperise nuk e ka pare. Arben Ahmetaj eshte nje ish zv/kryeminister ne arrati dhe jo hetues i SPAK ne krye te detyres me spaleten e “heroi te femijeve tane”!

Kur Arben Ahmetaj deklaroi se Edi Rama ia ka dhe token, ajrin dhe detin nje njeriu te vetem duke ngrene qofte ne vilat rezidenciale, askush nuk i beri presion SPAK-ut se kush eshte ky Çet Kastrat qe i ka marre te gjitha keto dhe perse?

Kur Arben Ahmetaj doli e tha qe Edi Rama ka emeruar nje fare Ergys Agasi per te ndermjetesuar lidhjet krim-politike ne aksin Tirane-Durres, askush nuk i beri presion SPAK-ut nese ka nisur ndenje hetim per kete ceshtje!

Mbreme Arben Ahmetaj na tregoi sesi tuneli i Llogarase u tenderua 140 milion euro per kompanine Gjoka, dhe pas nje takimi okult te Belinda Ballukut dhe Edi Rames ne Stamboll ne qershor te 2021-shit, tenderi iu dha nje kompanie turke per 190 milione euro. Kompania tukre nuk solli asnje lopate nga Turqia, por nenkontraktoi te njejtne kompani shqiptare qe e ndertoi per 140 milione euro dhe 50 milione i futi ne xhep vetem se Edi Rama vendosi keshtu!

Arben Ahmetaj ka denoncuar publikisht se Edi Rama ne zyren e tij takohet rregullisht me kokat e organizatave mafioze ne Shqiperi, njera prej ketyre takimeve e konfirmuar edhe me pamje qe i ka pare gjithe Shqiperia.

Arben Ahmetaj thote se familjaret e Edi Rames (ndoshta edhe bashkeshortja e tij) jane kapur ne pergjime ambientale duke akaparuar miliona euro nga tenderat e AKSHI, por te gjithe fajesojne televizionin pse interviston ish-zv/kryeministrin ne arrati!

Askush nuk e shtron pyetjen sesi ka mundesi qe nje vrases serial si Nuredin Dumani trajtohet si superstar ne hotel me 5 yje (nen petkun e te penduarit) ndersa ish zv/kryeministri praktikisht u detyrua te merrte arratine ne kercenimet e vazhdueshme me jete te familjes se tij!

Mua nuk me intereson qurravitja e Arben Ahmetajt si fukara dhe shqetesimi per mungesen e kondicionerit ne banesen e tij sociale. Shqetesues eshte lincimi publik qe iu be nje lajmesi deshmitar per zezonat 11 vjecare qe i kane ndodhur Shqiperise me Kryeminister Ramen.

Fakti qe Edi Rama ishte i terrorizuar te dielen ndersa e pershkruante si pikturat e veta fytyren e Arben Ahmetajt tregon se ai ia ka friken DESHMITARIT! Arben Ahmetaj nuk eshte misionar i te vertetes dhe as nuk e con neper mend nje rol te tille. Ai eshte deshmitar dhe duhet trajtuar si i tille! Nje shoqeri e shendetshme e inkurajon nje akt te tille!

Arben Ahmetaj e di mire cfare paDrejtesi e Re eshte akaparuar nga Edi Rama ne Shqiperi, sepse ai ka qene deshmitar dhe bashkepunetor i saj. Sic e do historia “revolucioni ha bijte e vet”, thjeshte Arben Ahmetaj nuk eshte aq “budalla me shkolle” sesa hiqet, kjo eshte e gjitha!

p.s… sa per te tjerat ka nje kod ne kanunin shqiptar qe thote se “lajmesi nuk preket”, mos ia beni kete nder Edi Rames!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME