Uncategorized

“Mos ma sill Afrikën, më sill Europën”, protestë në Shëngjin kundër kampeve për refugjatë

Dhjetra qytetarë u mblodhën sot në një marshim kundër kthimit të Shëngjinit në një kamp për emigrantët! Protesta organizohej nga Partia Demokratike.

Sipas ish-kryetarit të komunës së Shëngjinit Salvador Kaçaj, Rama ka një urrejtje patologjike për veriun.

“Gjergj Kastrioti e zgjodhi Lezhën për “besëlidhje” ndërsa Rama zgjedh Lezhën për të sjellë emigrantët, që nuk duan as të vijnë në Shqipëri,” u shpreh Kaçaj.

Qytetarët vijuan marshimin përgjatë shëtitores, me pankarta në duar dhe me thirrje “mos bëni pazar me vendin tonë.” Në fund të marshimit qytetarët u ndalën tek busti i Atë Gjergj Fishtës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button