Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeVIDIOMusa Xhemaj, patosaraku që ka një jetë mes pëllumbave (vidio)

Musa Xhemaj, patosaraku që ka një jetë mes pëllumbave (vidio)

Ky është 53 vjeçari Musa Xhemaj nga Dukasi i Patosit i cili që në moshën 6 vjeçare e deri më sot nuk i është ndarë pëllumbave jo vetëm duke i rritur por duke i shtuar, shumuar, duke shtuar racat dhe jo vetëm kaq.

Ai, rritjen e shpendëve e ka pasion dhe për këtë pas viteve të tranzicionit ai rrit fazanë, pallonjë, papagajë, kanarina, por kryesoren ka pëllumbat.

Babai i dy fëmijëve na tregon se këtë pasion nuk do ta trashëgojë tek dy djemtë pasi ësbtë një punë që të jep kënaqësi shpirtërore por jo që të krijosh një familje të luntur e të kamur, të pasurohesh.

Musai tregon se momentalisht ka 450 krerë pëllumba të 6 racave të ndryshme, por ai ka arritur që të mbajë mbi 550 krerë dhe 10 raca të ndryshme pëllumbash që nga ata hundërra të vëndit, këmbëleshë, me një dhe dy çafka, postier dhe shumë të tjerë.

Ai ka 46 vjet që merret me rritjen e mbarshtimin e tyre. Musai na tregonë se ka arritur që të shesë një pëllumb deri në 2500 euro tek një shtetas nga Shijaku, në Tiranë, Pogradec por ka shitur edhe nga te apasionuar pas pëllumbave që i kanë blerë dhe i kanë çuar jashtë shtetit  pasi ai i ka të çertifikuar dhe me numër telefoni për verifikim.

Këtë sasi të madhe pëllumbash ai i mbanë e mbarshtonë në 5 ambiente të ndryshne dhe i quan materniteti, vendi i pllumbave postier, garusëve, race pejane, pëllumba vendi etj

Një pëllumb i tij ka shkuar deri në Kroaci dhe është kthyer dhe kjo eshte e dokumentuar nga të dhënat e çipit të vendosur në këmbën e pëllumbit.

Kjo ishte historia e Musait, mbarështuesit të pëllumbave, një pasion të cilin nuk e ka lënë prej 46 vjetësh… Xhemil Beharaj/Syri/ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME