KULTURË

NA LA ZHANI PETUSHI

Nga Pëllumb Kulla

Na la e mira Zhani… Na la, e bukura Zhaneta Petushi!

Një sëmundje e rëndë dhe e zgjatur nuk u mposht dot as nga spitalet amerikanë dhe mjekët e shquar të Çikagos dhe të Miamit, As edhe nga përkujdesjet ngulmonjëse të Xhorxhit, djalit të saj të shtrenjtë, dhe të njerëzve të saj të dashur, as nga lutjet drejtuar Zotit, prej artistëve të panumërt që ndiqnin luftën e saj drithëronjëse që nga viset arbërore dhe dhe që nga vendet shpërndarë nëpër botë.

Për ata që nuk e njohën, këtë artiste fort të shquar. por të pandjerë, duhet të themi se e kanë parë në qindra e qindra portretet e kolegëve aktorë, me të cilët grimjoria duarartë me penelat dhe pasqyrën e saj magjike ndërtonin figurat e paharrueshme të heronjve që mbushnin ekranet televizivë të hapësirave shqiptare. Gishtat e kësaj shërbëtoreje të përkushtuar të bukurisë, shëtitën ëmbël dhe me delikatesë, mbi ballin e Naim Frashërit, Sandër Prosit, Margarita Xhepës, Fatos Selës, Koço Devoles, Serafin Fankut e qindra e qindra të tjerëve.

Këtu, ca dhjetra kilometra larg trupit të saj pa jetë, të pikëlluar pa masë, e dijmë që po japim një lajm që do të godasë rëndë në botën e artit shqiptar. E hidhur por e nevojshme kjo dije, që po përhapim.

Dhe i themi shoqes tonë të rrallë:
RRUGË TË MBARË, ZHANI, NËPËR KUJTIMET TONA TË SHTRENJTA!

Pëllumbi dhe Xhuljeta Kulla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button