AKTUALITETTOP-NEWS

Ndalohet 55 vjeçari, dyshohet se ndihmoi vajzën në vrasjen e babait.

Fier –  Punë e pandërprerë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja Ermalinda Rama vrau për motive të dobëta, babanë e saj.

Vihet në pranga bashkëpuntori i 26-vjeçares.

Burime informacioni bëjnë me dije se motra e Emalindës , e cila aktualisht jeton në Itali , është e martuar me bashkëshortin në fshatin Suk1 të Roskovecit, ku e mbante të motrën heré pas here në shtëpinë e saj, ku punonte në serat e fermerëve të zonës, Suk 1, Suk 2 , Arapaj. Çlirimi punonte shofer urbani me linjën e zonës dhe e ka njofur aty 26 vjrçaren. Aty është njohur dhe me Çlirimin ku dyshohet se mund të kenë krijuar lidhje dashurore.

Çlirim Dogani

Çlirim Dogani ka bashkëpunuar me shtetasen Ermalinda Rama 26 vjeçe në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit, mbytje me tel, si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse. Dëshmitë e të afërmve, fqinjëve dhe kryeplakut të fshatit Frashër të Fierit, nxjerrin një tjetër anë të vrasjes makabre të babait nga vajza dhe fshehjes së krimit nga nëna.

Kunata dhe fqinji i viktimës thonë se 56-vjeçari Anesti Rama nuk ishte fanatik, por se vajza dhe gruaja e dhunonin, e linin në dhomë më vete, pa ngrenë dhe i merrnin rrogën. Vajza e dytë e viktimës së Fierit, e cila jeton në Itali dhe larg familjes, ka treguar se motra dhe mamaja i thanë që babai ishte rrëzuar në banjo.

Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Çlirim Dogani 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen Ermalinda  Rama, në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button