SHËNDET

Ndikimi/ Djathi, po apo jo për diabetikët?!

Megjithëse si një nën produkt i qumështit edhe djathi është një probiotik i shkëlqyer i pasur me shumë minerale.

Studime të reja kanë kthyer faqen përsa i përket konsumimit të djathit.

Studimi

Studiuesit e Universitetit të Albertas në Kanada, të cilëve u referohet AgroWeb.org tregojnë se ky ushqim mund të ndikojë në rregullimin e sheqerit në gjak.

Kryesisht këshillohet për paradiabetikët të cilët kanë një nivel të ulët yndyrnash në trup.

Ekspertët sugjerojnë se ngrënia e një sasie djathi në ditë mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular apo diabetin.

Gjatë studimit u vu re se enzima të djathit dhe produkteve të bulmetit ndihmonin në prodhimin e fosfolipideve.

Gjithashtu ndihmon edhe në stabilizimin e nivelit të insulinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button