OP/ ANTOP-NEWS

Në sheshin ku qytetarët vidheshin nga parkimi, sot u vodhën edhe nga festa

Nga Elis Baba

Imagjinoni këtë situatë:
Një mik ju fton për festë dhe ju lajmëron javë më parë. Ju organizoheni, lini angazhime, bëni plane. Vjen dita e festës dhe papritur merrni vesh nga të tjerë – jo nga miku juaj – se festa është anuluar. As telefonatë. As mesazh. As shpjegim.

Si do të ndiheshit?
Pikërisht kjo ka ndodhur sot me koncertin e lajmëruar nga Bashkia Fier për festat e fundvitit.

Asnjë njoftim zyrtar.
Koncerti u anulua pa asnjë komunikim publik nga Bashkia Fier:
as në faqen zyrtare, as në Facebook (ku dyshohet se është fshirë edhe çdo gjurmë e koncertit),

Anulimi u mësua vetëm përmes një postimi të këngëtares, jo nga institucioni përgjegjës për organizimin dhe informimin e publikut.

Por sheshi ku sot fierakëve iu vodh festa ndodhet fiks mbi parkingun nëntokësor që administron Bashkia Fier – një parking që sot është objekt hetimi penal për mosfiskalizim dhe mosarkëtim të të ardhurave.

Pra, për të shkuar në koncert, qytetarët do të parkonin:
në një parking ku, sipas hetimeve, paratë nuk shkonin në arkën publike, në një strukturë që sot konsiderohet e inkriminuar.

Në të njëjtin shesh, dje qytetarët dyshohet se vidheshin për të parkuar, sot u vodhën edhe nga koncerti i fundvitit.
Jo me para këtë herë, por me heshtje, mungesë njoftimi dhe përbuzje institucionale.

Bashkia Fier gjen çdo ditë kohë për postime propagandistike, reportazhe e shkrime të tëra për dekor festiv, për çdo dritë më shumë të instaluar, por nuk gjeti as një minutë për të njoftuar anulimin e një eventi publik.

Kjo është fytyra reale e Bashkisë Fier dhe e drejtuesve të saj: përbuzje ndaj qytetarëve. Zero respekt, zero përgjegjësi, zero transparencë.

Por si të jetë ndryshe, kur këta drejtuesit e sektit të RILINDJES, me në krye kryeministrin që konsumon një shishe verë sa vlera e gjithë koncertit të anuluar, jetojnë në luks dhe propagandë, ndërsa qytetarëve u mohohen edhe momentet më minimale të gëzimit kolektiv. Këta janë hajdutë festash, grabitës të dinjitetit dhe shpresës publike. Duhet të largohen sa më parë dhe të mbajnë përgjegjësi për çdo abuzim.

Fierakëve dhe gjithë shqiptarëve u urojmë që viti 2026 të jetë viti i shpresës së së ardhmes, viti që i çliron nga këta hajdutë festash dhe i rikthen festat, dinjitetin dhe shpresën qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button