Nedim Bajrami shënoi super gol në transfertën ndaj Republikës Çeke, duke i dhuruar një pikë Kombëtares sonë. Pas ndeshjes fantazisti i Sassuolos në Serie A, foli rreth ndeshjes, eurogolit që i dhuroi kuqezinjve një pikë tepër të rëndësishme dhe festës me babanë e tij.
“Goli më i bukur i karrierës? Po, besoj se është goli më i bukur i karrierës. Jam shumë i lumtur që ndihmova skuadrën. Të vazhdojmë këshu, ndeshja e radhës është afër. Të vazhdojmë sot.
Kemi shumë kualitet në skuadër, duhet të shfrytëzonim rastet. Çekia është skuadër fizike. Nuk kishim shumë raste, por i shfrytëzuam ato raste që kishim.
Çfarë mungoi në ofensivë? Futbolli kështu është, një rast një gol. Të përmirësojmë ato gjëra që nuk kemi bërë shumë mirë.
Roli në fushë? Jam i lumtur. Ndihem shumë mirë pas sulmuesit. Çdo lojtar duhet të japë maksimumin, të vazhdojmë kështu.
A e ndjej besimin e trajnerit Sylvinho? Ai më ka ndihmuar shumë mentalisht. Kam shumë vetbesim me Sylvinhon. Duhet të vazhdoj kështu, që të ndihmoj sa më shumë skuadrën.
E festova golin me babin, i thashë që të dua shumë. Shpresoj të shënoj edhe ndaj Polonisë”, u shpreh 24-vjeçari nga Tetova.