Ngjarje e rëndë në Portëz të Fierit, 40-vjeçari i jep fund jetës me çifte.

Fier – Një ngjarje tragjike është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Pordës, në bashkinë e Fieeit, ku një burr rreth 40 vjeç dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri çifte.
Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Paraprakisht mësohet se 40 vjeçari Taulant Halka i martuar me fëmijë është vetëvrar në banesë, ndërsa familjarët janë marrë në pyetje për të hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në këtë akt ekstrem. 40 vjeçari i martuar me dy fëmijë punonte në ndërtim për të sjell të ardhura për familjen.
Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen edhe ekspertët e kriminalistikës, të cilët po kryejnë veprimet procedurale. Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Fierit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Policia vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:15, në fshatin Portëz, Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, në banesën e tij, shtetasi T. H., rreth 40 vjeç.
Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.









