Një 14-vjeçar që i dha një leksion të madh shumëkujt.

Dy ditë më parë, teksa shërbente në lokal, Ardisi gjeti një çantë të harruar nga një turiste belge. Brenda saj kishte:
Para në euro
Karta bankare
Dokumente personale
Biletë avioni
Pa u menduar dy herë, ai e dorëzoi çantën në polici.
“Mua më kanë mësuar prindërit që gjëja e huaj i kthehet të zotit”, – u shpreh 14-vjeçari.
Pronari i lokalit tregon se Ardisi është një djalë i shkathët dhe i përkushtuar:
“Ai më mban krejt lokalin. Më ka pëlqyer shumë gjesti.”
Turistja belge: “Njerëz fantastik!”
Turistja, e identifikuar si Katrine Fabianne, e kuptoi mungesën e çantës vetëm pasi mbërriti në Theth. Ajo rrëfen se mendoi se gjithçka kishte humbur.
Por ndodhi e papritura.
Dhjetëra shqiptarë e kontaktuan në Facebook pasi panë postimin për çantën e gjetur. Në fund, ajo mori gjithçka në komisariatin e Shkodrës.
“As në ëndrrat e mia më të bukura nuk do e imagjinoja. Ndryshe nga çfarë dëgjojmë në Europë për shqiptarët, këtu kam gjetur njerëz fantastikë.”
Një shembull për të gjithë
Historia e Ardisit i bashkohet edhe rasteve të tjera të ndershmërisë në Shkodër, si ai i 16-vjeçarit Erind Shkambaj që dy vite më parë dorëzoi një portofol me mbi 6000 euro.
Në një kohë kur lajmet negative dominojnë titujt, kjo histori vërteton se vlerat, edukata dhe ndershmëria janë ende gjallë.
Një 14-vjeçar që i dha një leksion të madh shumëkujt.











