Ish-banorja e ”BBVA3”, moderatorja Roza Lati ka reaguar pas spekulimeve të shumta se ajo dhe nëna e saj, Rita, do të drejtonin një format së bashku që do të përfshinte situata gazmore dhe lojëra me të ftuarit.
Ajo ka hedhur poshtë këto thashetheme. Në një postim në Instagram, ajo ka përgënjeshtruar lajmin. ”Jeni shumë negativë, tendenciozë. Latë nam. Asgjë nga këto që keni shkruajtur nuk është e vërtetë”,-shkruan Roza Lati në instastory, duke nënkuptuar se diçka surprizë është në plan për të ardhmen. Por Roza nuk zbuloi detaje konkrete për planet e saj të ardhshme, duke lënë të kuptohet se surpriza të tjera mund të jenë në horizont.