Ylber Ramadani ishte transferimi i fundit i Leçes, me mesfushorin shqiptar që erdhi nga Aberdin për shumën e 1.5 milionë eurove.
Media e njohur italiane, “TuttomercatoWEB” i ka kushtuar një artikull mesfushorit të Kombëtares, i cili nis kështu një aventurë të re në Serinë A.
Ai do të duhet të zërë vendin bosh të lënë nga Hjulmand që pritet të transferohet te Sportingu i Lisbonës, me median italiane që shkruan se ka një rol të rëndësishëm për Leçen këtë sezon.
Gjithashtu ajo shkruan: “Të gjithë që e kanë parë Ramadanin duke luajtur e krahasojnë atë me Xhenaro Gatuzon”.
TuttomercatoWEB” ndalet dhe te jeta personale e Ramadanit. “Ai ka lindur në Starnberg të Gjermanisë, prindërit e tij janë nga Kosova dhe është pjesë e Kombëtares shqiptare”, shkruan prestigjiozja.
Gjithashtu ajo është ndalur dhe te fakti që Ramadani flet rrjedhshëm gjashtë gjuhë të huaja: shqip, gjermanisht, anglisht, danisht, hungarisht edhe italisht.