Njoftim urgjent i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier
Drejtoria e Policisë Fier në një njotim të rëndësishëm dhe urgjent:
Dy personat që shihni në foto janë në kërkim prej 5 ditësh, Klement Beqaj dhe Melisa Beluli, janë në kërkim nga uniformat blu të Fierit.
Të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me arme zjarri pistoletë një të ri fierak në rrethana që po hetohen. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumës në gjëndje kritike për jetën. Pas një operacioni që zgjati disa orë nuk është mundësuar heqja e një plumbi brenda trupit në bark.
Kreu i Drejtorisë Vendore të Policicë , Skënder Hitaj , ka pohuar se kontrollet dhe verifikimet do të vijojnë pa ndërprerje deri në kapjen e tyre, ndërkohë që kërkohet përmes mediave publikimi i fotove për kapjen e tyre.
Lutemi për këdo qytetar, që ka informacione për vendndodhjen e tyre të kontaktojnë me Policinë e Shtetit , në numrin 129.