AKTUALITETTOP-NEWS

Nuk i dha votën PS dhe burrit të kryebashkiakes në Rroskovec, i prishin magazinën (foto e vidio)

Rroskovec- I refuzoi hapur dhënien e votës burrit të kryebashkiakes së Rroskovecit, policia ndërtimore e bashkisë i prish murrin rrethues dhe magazinën që i kish me leje legalizimi duke i zën poshtë shpezët dhe thasët të mbushur me kuintalë me drithëra.

Kujtim Kuqo banor i fshatit Vidhishtë, Lagja e Re së bashku me familjen ditën e djeshne kanë kaliuar orë makthi e frike. Policia ndërtimore e bashkisë Rroskovec kanë shkuar me mjete i kanë shëmbur murrin rrethues dhe një magazinë afro 35 metra katrorë për të cilat bashkia pretendon që i ka ndërtuar pa leje.

Kujtimi thotë se i ka me çertifikatë pronësie , të legalizuara por kjo prishje është bërë sepse nuk i ka dhënë votën PS të Rroskovecit .

Kuqo thotë se herën e parë i shkoi burri i kryebashkiakes Majlinda Bufi i këtkoi votën për kandidatin e PS Baftjar Zeqo dhe i thashë që nuk ja jap dhe hera e dytë po burri i kryebashkiakes i kërkoi votën për gruan, Majlinda Bufi.

Kuqo gjatë rrëfimit të tij tregon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm se dhe me personin që ëshrë në kufi (vllai) nuk ka pretendime për zaptim prone. U çova dosjen me dokumenta e kur e mora mungonte ai i legalizimit rë magazinës.

Gruaja e Kujtimit, Rrufkia tregonë se  kur e shëmbën magazinën kisha shpezë brënda dhe grurë, misër, tërshlrë, shpezët janë të ngordhura brënda, thotë ajo.

Kam aplikuar për ta rimarë legalizimin e magazinës në kadastër, sepse ata në bashki e mbajtën dhe më thanë që se ke dorëzuar, nuk ishte në dosje.

PS dhe kryebashkiakia e Rroskovecit Majlinda Bufi ka nisur hakmarjet ndaj atyre banorëve që dolën hapur dhe i refuzuan dhënien e votës asaj dhe PS në zgjedhjet e fundit për kryetarë bashkie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button