Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedOMONIA: Më 4 gusht në Himarë do të zhvillohen zgjedhje të paligjshme

OMONIA: Më 4 gusht në Himarë do të zhvillohen zgjedhje të paligjshme

DEKLARATE E OMONIA

OMONOIA Himare , shpreh shqetesimin e thelle per veprimet antikushtetuese qe po vijojne te kryhen lidhur me zgjedhjet ne Himare . Sic dihet , afati per shqyrtimin e kerkeses per pezullimin e efekteve te dekretit te presidentit per Zgjedhjet Vendore ne Himare, si akt administrativ eshte 5 dite nga regjistrimi i kerkeses, afat qe ka perfunduar dje. Gjyqtarja qe kaloi vettingun pa ankim , Etleva Gjamo , qe do te emerohet ne Gjykaten e Apelit Administrativ muajin tjeter , shtyu afatin per shqyrtimin e dekretit ne menyre te pa ligjshme per ne daten 22 . !!

Ne prononcimin per Zerin e Amerikes, ne lidhje me mosrespektimin e afatit te ankimit te z.Beleri, Zyra e Presidentit u shpreh se efektet e dekretit mund t’i pezulloje gjykata, duke nenkuptuar qe dekreti eshte i paligjshem por e la ta konstatonte gjykata. Kuptohet qarte tashme se Presidenti qe kur e ka nxjerre dekretin ka patur sigurine qe paligjshmeria e dekretit do te mbulohet nga gjykata sic edhe po ndodh.

Vonesa ne shqyrtimin e kerkeses, behet me qellim qe te pengohet aksesi ne gjykaten e apelit, dhe ankimi te jete jo efektiv pasi zgjedhjet do te jene kryer. Gjykata po vepron nen orientimin e Politikes dhe faktit te kryer.

Rezultati eshte se ne fatkt ne daten 4 gusht do te zhvillohen zgjedhje te paligjshme pasi nuk po respektohen nenet 2, 3, 4 te Kushtetutes. Shteti ligjor, demokracia, pluralizmi, nuk po respektohen. Si mund te besojme se zgjedhjet e 4 gushtit do te jene te lira, kur nuk jane ligjore?! Eshte momenti te ndalet arroganca e pushtetit.

Eshte e paperceptueshme ne vitin 2024 te diskutohet per shkeljen e shtetit ligjor nga vete Presidenti dhe gjykatat te fshihen dhe te mos bejne detyren. Nuk ka deshmi me te forte per jopavaresine e gjykatave sesa zvarritja e ketij procesi deri ne shuarjen e te drejtes. Nuk e kuptojme se pse Himara nuk meriton te kete zgjedhje te ligjshme dhe te lira. Ne nuk i druhemi betejes , ne nuk i trembemi hajduteve te zgjedhjeve , ne kemi zgjedhur te zbatojme ligjin dhe Kushtetuten !

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME