POLITIKË

Operacioni propagandistik i verës, Rama shkon në Bashkinë e Fierit

Në linjë me operacionin propagandistik të verës, Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në bashkinë e Fierit për një takim me drejtuesit vendorë lidhur me iniciativën e ditëve të fundit nga qeveria për lirimin e hapësirave publike.

Rama është parë i shoqëruar teksa hynte në godinën e bashkisë së Fierit, nga kryetari i kësaj bashkie Armando Subashi dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila është dhe drejtuese politike e PS në qarkun Fier.

Kujtojmë se ditët e fundit, Rama dhe qeveria e tij ka ndërmarrë nismën e lirimit të hapësirave publike, të zëna nga bizneset private. Gjithçka nisi me Vlorën, ku Rama gjatë mbledhjes në bashkinë e qytetit bregdetar kërkoi largimin nga detyra të të gjithë drejtorëve aty.

Në mbledhjen tjetër, ditën e djeshme Rama prezantoi drejtorët e rinj, teksa më pas bëri dhe një tur në qytet duke iu kërkua bizneseve private, kryesisht bare të heqin tavolinat dhe karriget nga hapësirat publike. Aksioni ka vijuar dhe në Tiranë, ku ka inspektuar ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Po ashtu në Theth, ishte vetë Rama që denoncoi në rrjetet sociale zaptimin e fushës së Thethit prej një biznesi privat, i cili e kishte betonizuar. IKMT dje prishi ndërtimin e biznesit privat në zonën turistike të Thethit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button