POLITIKË

Pas Spiropalit garda bllokon edhe Braçen në takimin e Ramës.

Deputeti Erion Braçe, prej disa ditësh ka konfirmuar se kërkon të kandidojë në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Tiranës. Për këtë ai ka nisur edhe nië numër takimesh në Asambletë e PS nê krveqytet, ku njëkohësisht edhe kryeministri Edi Rama ka nisur një tur.

Por gjatë këtij turi ka ndodhur edhe një incident para tre ditěsh në mbledhjen e Asamblesë së PS në njesinë nr. 7 në Tiranë.
Mësohet se ndërsa mbledhia ishte njoftuar se do të niste në orën 18.00 të pasdites, krvesocialisti Edi Rama ka ardhur më herët per shkak të axhendës dhe në këtë mënvrë mbledhja nisi me të pranishmit që ishin aty

Sakaq, Braçe që ishte njoftuar për zhvillimin e mbledhies në orën 18.00 dhe kur arriti nuk u lejua nga Garda të hynte në takim me arsyetimin që ajo kishte nisur.

Kv është rasti i dytë, ku Garda ndërhyn ndaj atyre që po cilësohen si ‘rebelë të PS

Pasi edhe ditën e djeshme ndodhi një incident i ngjashëm në seancën parlamentare.

Ndërsa deputetja Elisa Spiropali donte t’i shmangej vëmendjes së mediave të cilat e prisnin te dera krvesore e Kuvendit. Por në tentativë për të hyra nga dera e pasme, Garda e ka bllokuar.

Ndërkohë, Braçe ka komentuar daljen e krveministrit Edi Rama. në krahun e të cilit është shfaqur në dy takimet e fundit në njësitë 4 dhe 14, Ogerta Manastirliu.

Braçe tha mbrëmë në “Top Story” se edhe ai do të ishte në këto dy mbledhje, por ishte i angazhuar diku tjetër. Po ashtu, deputeti socialist, i cili ka shpallur publikisht kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, i pyetur nëse Rama ka reaguar, tha se deri më tani krveministri nuk e ka kontaktuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button