
Përfaqsuesja e Qeverisë i është përgjigjur pretendimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjatë fjalës së tij në Kushtetuese, Veliaj u shpreh se nuk kishte asnjë dijeni për shkarkimin e tij dhe se arsyeja e mungesës së tij në Bashki nuk është për fajin e tij.
Por përfaqësuesja e ekzekutivit ka deklaruar se Veliaj ishte në dijeni të shkarkimit. Po ashtu ajo ka deklaruar se ekzekutivi merr vendim mbi konstatimin e Këshillit Bashkiak.
Një subjekt i shkarkuar nga Qeveria, duhet t’i drejtohet gjykatave të juridiksionit të zakonshëm dhe jo Kushtetueses. Në kushtet kur mungon kompetenca për çështjen, Gjykata nuk mund ta shqyrtojë. Konstatimi i mungesës 3 mujore është kompetencë e Këshillit Bashkiak. Kjo nuk kërkon një hetim administrativ të thelluar. Këshilli i Ministrave me vendimin e tij deklaron shkarkimin e kryetarit duke u bazuar në konstatimin e kryer nga Këshilli Bashkiak dhe propozimin e paraqitur prej tij. Në rastin konkret, mund të shtojmë edhe faktin se mungesa e kërkuesit përtej afatit tre mujor është një fakt i njohur botërisht. Për pretendimet për cënimin e të drejtës për tu dëgjuar dhe për tu mbrojtur, ka pasur dijeni për nismën për shkarkimin e tij,” tha ajo








